Lajme

Rritet vlera e Euros, kalon barazimin me frangun

Frangu zviceran po tregtohet sot për herë të parë pas shumë muajve me 1.01 franga në raport me 1 euro, shkruan albinfo.ch.

Vlera e frangut zviceran po mbetet ende i qëndrueshëm, pak më ulët ndaj barazisë me euron.

Në javët e kaluara, monedha e euros u barazua me vlerën e frangut, ndërkohë muaj më parë, euro kishte vlerën më të ulët në historinë e saj 20-vjeçare.

Dje euro ka shënuar rritje të vlerës së saj karshi dollarit dhe frangut.