Muzikë
Vetëm Tina Turner dhe Shania Twain, më shumë transmetime se Ilira Gashi
"Ngritja e saj fenomenale tingëllon si një përrallë e muzikës pop. Një përrallë dixhitale e popit që mund ta shkruajë vetëm epoka e "streaming"-ut"
Ilira, këngëtarja 28-vjeçare nga Berna me rrënjë shqiptare, është tejkaluar në hit paradën e transmetimit zviceran vetëm nga superyjet Tina Turner dhe Shania Twain, shkruan gazeta Luzerner Zeitung. Gati 3.8 milionë dëgjues mujorë në Spotify, që gjithsej arrijnë në mbi gjysmë miliardë transmetime në mbi 100 vende, transmeton albinfo.ch.
“Muzika ime transmetohet në të gjithë botën, në komunitetin shqiptar të shpërndarë nëpër botë, por veçanërisht në Gjermani, Poloni dhe Britani të Madhe”, thotë këngëtarja në gjermanishten e saj karakteristike berneze.
Ngritja e saj fenomenale tingëllon si një përrallë e muzikës pop. Një përrallë dixhitale e popit që mund ta shkruajë vetëm epoka e “streaming”-ut: Në vitin 2018, reperi gjerman Prinz Pi zbuloi fragmente video të Ilirës në Instagram. Dy muaj më vonë, këngëtarja e vendosur dhe me vetëbesim u transferua në Berlin, nënshkroi me labelin Four Music/Sony dhe fitoi një hit botëror me “Fading”.
Kënga, të cilën ajo e ka shkruar me producentin Alle Farben, është transmetuar 117,980,594 herë vetëm në Spotify.
Emocionuese është edhe historia e saj familjare, e cila nuk korrespondon me klishetë e zakonshme shqiptare. Babai Gashi vjen nga Kosova, nëna nga Shqipëria, transmetoin albinfo.ch. Në vitin 1994 erdhën në Zvicër, ku nënes së saj psikologe, e cila kishte doktoruar, iu desh të vazhdonte studimet e saj, sepse titujt nuk i njiheshin. Vajza Ilira lindi në të njëjtin vit dhe ndoqi shkollën në Niederwangen/Köniz. Ilira e trashëgoi këmbënguljen e saj nga e ëma dhe e dinte që herët se donte të bëhej një yll i pop muzikës. Ajo ishte e zgjuar dhe rebele. Ajo ka ndërruar shkollat disa herë përpara se të diplomohej në Gjimnazin Goethe në Gera, Thürungen (Gjermani), në një klasë speciale të fokusuar në muzikë.
Zërin e saj të ndryshueshëm, i cili zotëron katër oktava, mund ta gjeni në prodhime të panumërta të zhanrit Dance në rrjet dhe në portalet streaming. Ajo ka kënduar me DJ Sigala para 80,000 njerëzve në Wembley Stadium, punoi me yllin DJ Tiësto dhe producentë si Vize, Gamper & Dadoni e shumë të tjerë.
Tani karriera e saj është në një pikë kthese
Zhanri Dance është fitimprurës, i rrjetëzuar ndërkombëtarisht, premton sukses të shpejtë dhe shumë transmetime. “Doja të jetoja nga muzika sa më parë”, thotë Ilira. Skena e Dance ia bëri të mundur këtë. Sot ajo është në një situatë komode: prurjet mujore nga sektori i zhanrit në fjalë i garantojnë asaj një lloj të ardhurash bazë.
Në të njëjtën kohë, ajo mund të ndërtojë me kujdes dhe qetësi karrierën e saj, transmeton albinfo.ch. “Sot projekti im është më i rëndësishëm për mua”, thotë ajo, “në fund të fundit, unë kam filluar si autore këngësh dhe kam dëgjuar shumë rock. Në vitet e fundit nuk kam bërë atë që më pëlqente”.
Tani ajo ka nënshkruar me labelin Universal, jeton në Londër, por kalon shumë kohë në Zvicër me prindërit e saj. Artistikisht ajo ndodhet në një pikë kthese. “Dua të filloj sërish nga e para dhe t’i përkushtohem një stili që më pëlqen dhe më përshtatet. Diçka për shpirtin tim”, thotë ajo.
Përshtypjet e para për “Ilirën e re” jepen nga balada e pianos “Flowers”, kënga pop “Another Heart” apo kënga e publikuar së fundmi “Wishing Well”, në të cilën formulimi dhe timbri i zërit të kujtojnë fort Lana del Rey, përcjell albinfo.ch. Ndonëse këngët e reja nuk arrijnë numrat e lartë në streaming, reagimet (për cilësinë) janë edhe më të mira.
Një EP me shtatë këngë do të publikohet më vonë gjatë këtij viti. Ajo dëshiron të ketë turneun e saj dhe mbi të gjitha të performojë në Zvicër. “Dua të fokusohem më shumë te Zvicra”, thotë Ilira, “sepse njerëzit këtu nuk më njohin edhe aq mirë”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?