Shqipëria
Propozimi i qeverisë: Të huajt që bëjnë fëmijë në Shqipëri, fitojnë shtetësinë prej tyre direkt
Gjuha shqipe s’do të jetë më kusht
Gjuha Shqipe nuk do të jetë më kusht për të huajt që duan të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare, në rast se ata kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.
Qeveria ka propozuar një Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku parashikon heqjen e disa kritereve në përfitimin e saj. Hapi i parë është e drejta e fëmijës së lindur në Shqipëri që të përfitojë shtetësinë papritur moshën madhore, shkruan A2cnn.
Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga prindër me shtetësi tjetër, të cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.
Propozimi i qeverisë
Pasi fëmija ka marrë shtetësinë shqiptare falë kësaj procedure të thjeshtuar, projektligji i propozuar nga Qeveria parashikon edhe për prindërit e tij mundësinë që të përfitojnë pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Nevoja për të ditur gjuhën shqipe nuk duket të jetë më kriter, mjafton qëndrimi për tre vite në mënyrë të rregullt brenda vendit.
Ligji për shtetësinë shqiptare është i vitit 2020 dhe pritet të amendohet përsëri.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane