Shqipëria
Britania e Madhe tregon sa emigrantë shqiptarë ka dëbuar për 5 muaj
Në operacionin e quajtur “Bridora”, Britania e Madhe tash e 5 muaj ka nisur dëbimin e emigrantëve shqiptarë.
Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar mbi 1000 shtetas shqiptarë janë dëbuar drejt Shqipërisë përmes avionëve të posaçëm çarter.
Me këtë rast, Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë shpërndau një deklaratë të përbashkët Shqipërisë-Mbretëri e Bashkuar, mbi punën e agjencive ligjzbatuese për të adresuar problemin e migracionit të paligjshëm.
Në të bëhet e ditur se autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë së bashku për të parandaluar hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe.
“Që nga nënshkrimi i Komunikatës, mbi 1 000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që kanë depozituar kërkesa të pabazuara azili, shkelës të ligjit, si dhe kthime vullnetare, për periudhën nga 13 dhjetori i vitit 2022 deri në javën e parë të prillit 2023”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës