Lajme
Shtëpi tjetër për refugjatët në Vaud
Institucioni i Pritjes së Migrantëve në Vaud do të hapë një shtëpi të përkohshme për t’i vendosur refugjatët.
Lokacioni i saj do të jetë në Yverdon-les-Bains dhe do të funksionalizohet nga maji.
“Megjithë hapjen e më shumë se 20 strukturave kolektive të akomodimit në të gjithë kantonin, EVAM vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme në strehimin e njerëzve që mbërrijnë në kantonin e Vaud në kërkim të mbrojtjes,” u tha në një njoftim, shkruan RTS.
Në Yverdon, është kati i parë i një pallati, që ndodhet në avenue des Sports 42 dhe aktualisht është në transformim, ku do të akomodohen rreth 100 persona, vetëm ose me familje.
Për të ofruar mbikëqyrje, një ekip nga EVAM, në kontakt me autoritetet komunale, do të jetë i pranishëm me përfituesit. Stafeta do të ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ai gjithashtu “do të shoqërojë emigrantët në rrugëtimin e tyre të socializimit dhe integrimit”, vijon njoftimi për shtyp, përcjellë albinfo.ch.
EVAM ka qenë nën presion për disa muaj, veçanërisht me ardhjen e refugjatëve ukrainas. Aktualisht ka 12,000 përfitues, pra 6,500 më shumë se në shkurt 2022, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?