Lajme
Shteti mbyll ordinancën stomatologjike – pacientët duhet të testohen për AIDS
Zbulimet e bëra gjatë kontrollit sugjerojnë se dentisti ka përdorur në ordinancën e tij instrumente që nuk ishin sterilizuar më parë
Në një ordinancë dentare në Birr në kantonin Aargau, gjatë një kontrolli janë zbuluar mangësi serioze higjienike, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye pacientëve u rekomandohet të testohen për HIV (AIDS) dhe hepatit, njoftojnë autoritetet kantonale në një shkresë.
Zbulimet e bëra gjatë kontrollit sugjerojnë se dentisti ka përdorur në ordinancën e tij instrumente që nuk ishin sterilizuar më parë. Si rezultat, ekzistonte rreziku i shtuar i infeksionit për pacientët.
Sipas hetimeve të autoriteteve përgjegjëse, mangësitë kanë ekzistuar që nga marsi i vitit 2022. Për këtë arsye, Departamenti i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale ka vendosur të informojë publikun në mënyrë aktive në përputhje me nenin 12, paragrafi 1 dhe nenin 52 të ligjit të shëndetësisë.
Mungesa e higjienës në ordinancën stomatologjike ka lindur për shkak të problemeve shëndetësore që kishte vetë dentisti 62 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Ai ka pranuar, në bisedë me media të ndryshme të Zvicrës se prej më shumë se një viti ndodhej në një fazë “burnouti” dhe ndihej i pafuqishëm për të punuar më tej. Ndërkohë ordinanca është mbyllur në marrëveshje me stomatologun.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












