Kosova
Çka përfiton Kosova nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës
Pas lajmit për liberalizim të vizave, Kosovës dje i erdhi një tjetër lajm i mirë nga Strasburgu, përcjell albinfo.ch.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës e çoi përpara në Asamblenë Parlamentare aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Ky proces që nisi në maj të vitit të kaluar, kur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, dorëzoi aplikimin, mund të finalizohet shpejt.
Por, çfarë përfiton Kosova pasi të anëtarësohet në KE?
Me 2/3 të votave për, Këshilli Ministror mori vendim që aplikimi i Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës të shkojë tutje, etapë kjo që u konsiderua historike për vendin.
Nga 46 shtete anëtare, 33 prej tyre i thanë “po” Kosovës në KE.
Fati i Kosovës tash është në duart e Asamblesë së Përgjithshme, e cila cakton kushtet, përmes të cilave shtetet mund të anëtarësohen në Këshillin e Evropës, nëpërmjet të drejtës së vetos.
Pak fjalë për Këshillin e Evropës
Këshilli i Evropës është organizata kryesore e të drejtave të njeriut në kontinent, e themeluar në vitin 1949, me seli në Strasburg të Francës.
Ajo përfshin 46 shtete anëtare, 27 prej të cilave janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Këshilli i Evropës avokon për lirinë e shprehjes dhe të medias, lirinë e tubimit, barazinë dhe mbrojtjen e pakicave.
Duke qenë një organizatë ndërkombëtare, KE nuk mund të bëjë ligje, por ka aftësinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjeve të përzgjedhura ndërkombëtare të arritura nga shtetet anëtare, e që prekin tema të ndryshme.
Dy organet statutore të këshillit janë Komiteti i Ministrave, i cili përbëhet nga ministrat e jashtëm të çdo shteti anëtar, dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), e cila përbëhet nga anëtarë të parlamenteve kombëtare të çdo shteti anëtar.
Çka përfiton Kosova pas anëtarësimit në Këshill të Evropës
Të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës kanë nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, një traktat i krijuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Çdo vend që i bashkohet Këshillit të Evropës pranon t’u nënshtrohet mekanizmave të pavarur monitorues që vlerësojnë përputhjen e atij shteti me të drejtat e njeriut dhe praktikat demokratike. Me t’u bërë pjesë e KE-së, edhe Kosova, pas nënshkrimit të këtij traktati, do të ndihmohet në luftimin e këtyre kauzave.
KE promovon të drejtat e njeriut përmes konventave ndërkombëtare, si Konventa për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe Konventa për Krimin Kibernetik. Si e tillë, KE monitoron progresin e shteteve anëtare në këto fusha dhe bën rekomandime përmes organeve të pavarura monitoruese të ekspertëve.
Për më tepër, Këshilli i Evropës u ndihmon shteteve anëtare edhe në luftim të korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe të ndërmarrin reformat e nevojshme gjyqësore. Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, korrupsioni qeveritar ishte një prej kritikave bazë që iu dha Kosovës, dhe të njëjtit shtruan nevojën për luftimin e tij.
Me aspiratat e Republikës së Kosovës drejt strukturave evropiane, pranimi në Këshillin e Evropës është një hap domethënës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Asnjë shtet nuk mund të pranohet në BE, pa u pranuar në KE fillimisht.
Vendimi historik për Kosovën, kush e përkrahu e kush e kundërshtoi
24 marsi i 2023-ës tashmë shënon etapën e parë të një procesi të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Në një njoftim të Këshillit të Evropës thuhet se vendimi i sotëm për Kosovën u bazua në marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit, të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
Shtatë shtete votuan kundër anëtarësimit të Kosovës: Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Serbia dhe Hungaria, si surpriza më e madhe duke konsideruar faktin se kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës.
Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan, ndërsa Armenia nuk votoi fare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud "Ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste", shkruan ai...
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Raportohet një vjedhje e çuditshme në Zvicër Një fermer delesh në kantonin Aargau po kruan kokën pas një krimi shumë të çuditshëm. Michael...
-
Zvicër: çmimi i benzinës, më i ulëti në tri vitet e fundit
-
Muriel qëndroi e lënduar për më shumë se një orë
-
Studimi në Universitetin e Friburgut: Puna është e keqe për shëndetin tuaj
-
Rritet shkalla e papunësisë në Zvicër