Shqipëria
Shqipëri: Lehtësohen kushtet për marrjen e kredive
Edhe pse bankat pas 6 muajsh lehtësuan kushtet e marrjes së kredisë në Shqipëri, interesi i qytetarëve ka qenë i ulët në fillim të këtij viti.
Në raportin e publikuar nga Banka e Shqipërisë, thuhet se lehtësim të kritereve, ulje të interesave apo afatet për shlyerjen pati si për kërkesat në blerjen e apartamenteve, ashtu edhe për konsumatorë.
Arsye, sipas dokumentit, janë luhatja e çmimeve në tregun e banesave dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit.
Ndryshe është paraqitur situata tek kreditë për bizneset që kanë rritje të kërkesës, edhe pse vrojtimi konstaton se kriteret për këtë kategori u shtrënguan.
Faktorët që ndikuan në kufizimin e tyre lidhen kryesisht me pasiguritë që kanë bankat ndaj bizneseve për ta shlyer huanë dhe ecurisë së situatës ekonomike në vend.
Masat e marra ishin rritja e normave të interesit, shtimi i kritereve në marrëveshjet mes tyre, si dhe dhanë kredi në vlera të ulëta për biznesin.
Por edhe pse masat u shtrënguan, subjektet kanë shfaqur interes të lartë për kredi. Kërkesat kryesisht ishin për qëllime investimi dhe për mbulimin e shpenzimeve./abcnews
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme