Lajme
Përparim Avdili, nominohet zyrtarisht kandidat për Parlamentin e Zvicrës
"Me mbështetjen e familjes, miqve dhe FDP-së, jam i gatshëm të punoj për rajonin tonë dhe të përfaqësoj vlerat dhe vizionet tona!..."
“Lajm i madh! Jam nominuar zyrtarisht kandidat për zgjedhjet e Parlamentit të Zvicrës!”. Këtë lajm e ka publikuar në mbrëmjen e sotme Përparim Avdili, asamblist nga partia FDP i Asamblesë së Qytetit të Cyrihut, në një postim të bërë në llogarinë e tij në facebook , shkruan albinfo.ch.
“Me mbështetjen e familjes, miqve dhe FDP-së, jam i gatshëm të punoj për rajonin tonë dhe të përfaqësoj vlerat dhe vizionet tona.
Faleminderit për mbështetjen tuaj – me përparim në të ardhmen!”, shkruan në vazhdim Avdili, i pari politikan me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Cyrihut.
“Bashkohuni me komitetin tim dhe le të shfrytëzojmë këtë mundësi së bashku” ( https://www.avdili.ch/komitee/), u bën ftesë ai mbështetësve të tij .
Përparim Avdili është 35 vjeçar, i lindur në rrethinën e Kumanovës dhe i ardhur në Zvicër në moshën njëvjeçare, shkruan albinfo.ch. Që prej disa vitesh ai është pjesë e FDP-së (Partia Liberale) ndërsa prej tre vitesh ehde asamblist i saj në Cyrih.
Gjithashtu Avdili, nga viti i kaluar është edhe kryetar i FDP-së për qytetoin e Cyrihut.
Pas Reis Luzhnicës dhe Islam Alijajt, të dy nga Partia Socialdemokrate, të cilët ishin nominuar ditë më parë, Cyrihu nominon edhe një kandidat tjetër me rrënjë shqiptare, kësaj radhe nga FDP, për zgjedhjet në nivel nacional, që mbahen më 22 tetor të këtij viti
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer