Lajme

Kompania “Chair” , dy herë në ditë nga Cyrihu në Prishtinë

Kompania ajrore “Chair Airlines” në aeroportin e Cyrihut do të shpeshtoj fluturimet për Prishtinë dhe anasjelltas.

Kompania  ka njoftuar se ka filluar tashmë me fluturimet dy herë në ditë drejt Prishtinës  dhe ansjelltas, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe cdo ditë drejt Shkupit.

Fluturime të rregullta do të ketë cdo ditë edhe nga Bazelit drejt Prishtinës, dhe ansjelltas, shkruan albinfo.ch.

Chair fluturon po ashtu cdo të diele nga Cyrihu  në Ohër.

Sqarim: Duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina www.airprishtina.com ose përmes numrave 038 222 099 dhe +41 44 221 19 17.

 

Rreth Chair Airlines
Chair Airlines është themeluar në vitin 2019. Kjo kompani ajrore operon me katër avionë nga Cyrihu në verën e vitit 2021 dhe u shërben destinacioneve të njohura të pushimeve si dhe udhëtimeve në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.