Lajme

5 vjet burgim kosovarit 23 vjeçar, për tentim vrasjeje me thikë

I riu 23 vjeçar u shpall fajtor për tentativë vrasje me paramendim dhe u dënua me pesë vite burgim. Krimi ka ndodhur në Lucern

Debati i një 23-vjeçari me persona të tjerë para kishës së Shën Lukës në Lucern përshkallëzohet në konflikt fizik, transmeton albinfo.ch. Pasi njëri prej të të përfshirëve e kishte shtyrë prapa personin në fjalë, ai kishte marrë një thikë nga një koleg dhe ishte kthyer te personi që e kishte shtyrë.

Ngjarja ka ndodhur pesë vite e gjysmë më parë, më 7 gusht 2017. Siç raporton “Pilatus Today”, 23 vjeçari me shtetësi kosovare, tashmë është dënuar nga Gjykata Penale e Luzernit.

Sipas prokurorisë, ai, me një reagim të fuqishëm dhe të pakontrolluar ka goditur me thikë kundërshtarin e tij. Viktima ka pësuar lëndime të rënda në qafë, parakrah të djathtë dhe në pjesën e djathtë të gjoksit.

Sulmuesi e thike tani është dënuar me pesë vjet burg për tentativë vrasje dhe krime të tjera, transmeton albinfo.ch. Ai gjithashtu thuhet se ishte përfshirë në një grabitje të planifikuar të një filiali të Coop-it në shkurt 2017 ndërsa po ashtu kishte vjedhur një çantë dore nga një klub i Lucernit në nëntor të vitit 2018.

Sipas akuzës ai është sjellë dhunshëm edhe para sulmit me thikë para kishës në Lucern. Në shkurt të vitit 2017, ai dhe kolegët e tij kishin rrahur një burrë në liqenin e Lucernit, përcjell albinfo.ch. Viktima është futur në ujë deri në gjunjë dhe është rrahur.Plaga që i kishin shkaktuar atij në kokë ishte dashur të trajtohej me qepje të shumta, në spital.

Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm