Kosova
Flet personi që e paditi Dick Martyn
Shtëpia e Imer Bramës nga fshati Buraj në Fushë Krujë nuk do të ishte e njohur sikur të mos përmensej për herë të parë në raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marty i cili pretendonte se nga aty ishte bërë trafikim organesh nga UÇK gjatë vitit 1999.
Përveç “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel, edhe Fushë-Kruja përmendej nga Dick Marty si vend ku pretendohej se ushtarët e UÇK-së kishin kryer trafikim organesh.
Në mesin e këtyre akuzave përfshihej edhe shtëpia e Imer Berishës.
Ai në një rrëfim për “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, ka treguar se shtëpia e tij asnjëherë nuk ishte lëshuar as për refugjatë. Kjo pasi fshati ishte i largët, pa rrugë e pa rrymë.
“Në vitin 1999 shtëpia sa ishte ndërtuar. Kati i parë ka qenë hangar duhani. Unë e kam përdorur nga viti 1994 deri në 1999 mobilieri, sipër jetojshim. Është punuar mobilieri. Në vitin 1999 këtu kanë qëndruar punëtorë qëkanë punuar. Janë dëshmitë që e pata lidhur energjinë elektrike”, deklaroi ai, përcjell albinfo.ch.
Brama e kishte paditur Dick Martyn pasi e kishte përmendur shtëpinë e tij si vend ku ishte kryer trafik organesh. Megjithatë, padia u rrëzua pasi Gjykata e Tiranës nuk kishte kompetencë për trajtimin e saj.
“Raportin e Dick Martyt e kam hudhur në gjyq, këtu nuk figuron gjykata. E kam akuzuar për akuzë ttë rremë dhe ulje morali. E kam kërkuar dëmshpërblim. U mbajtën dy seanca, dhe e hudhi gjykata tha shko në Strasburg se nuk këna kompetenë më tepër”, tha ai.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës