Lajme
Emmen (LU): Onidi 9 vjeçar pëson lëndime të rënda nga kafshimi i qenit
Vogëlushi Onid Zenuni u desh të dërgohej në spital me plagë të shumta nga kafshimi i qenit. Pronari duhet të llogarisë me një padi kundër tij
Një djalë nëntë vjeçar nga Emmeni (Kantoni i Lucernit) ishte duke luajtur jashtë me moshatarët e tij kur u sulmua nga qeni i një fqinji. Vogëlushi me emrin Onid Zenuni u desh të dërgohej në spital me plagë të shumta nga kafshimi i qenit. Pronari duhet të llogarisë me një padi kundër tij.
Siç konfirmon policia e Lucernit për gazetën “Blick”, djaloshi nga Emmeni është sulmuar nga një qen i racës Labradoodle të enjten e javës së kaluar.
Përkundër goditjeve dhe grushtave mbrojtëse të djalit, qeni kishte vazhduar të kafshonte, thonë prindërit për gazetën. Vetëm pas ndërhyrjes së shokut të pronarit të qenit dhe një kalimtareje të moshuar, qeni e kishte lëshuar përfundimisht djalin.
Ondidi, nxënës i klasës së tretë ka pësuar lëndime të konsiderueshme në faqe, qafë dhe dorën e majtë.
Ai u desh të trajtohej në Spitalin e Fëmijëve të Lucernit. Onidi është më mirë tani, por ai është ende i traumatizuar dhe vazhdon të jetë në spital, thonë prindërit e tij.
Sidoqoftë, rasti ka pasoja për pronarin: Si masë e menjëhershme, policia e Lucernit dhe shërbimi veterinar kantonal kanë vendosur ta detyrojnë pronarin që ta mbajë qenin me zinxhir dhe t`i vejë maskë mbrojtëse ka thënë për gazetën veterineri kantonal Martin Brügger.
Por, familjarët e viktimës nuk janë të kënaqur me kaq. Babai, Nexhat Zenuni, ende i shokuar edhe më shumë se një javë pas sulmit shprehet i habitur: “Qeni e ka kafshuar rëndë fëmijën dhe ende i lejohet të ecë lirshëm – pa pasoja. Si bën kështu?!”. Ai kërkon që qeni të “vihet në gjumë” (vdekje e asistuar).
Ndërkohë janë marrë masa të mëtejshme: “Kemi monitoruar dhe vlerësuar në vazhdimësi situatën. Qeni më në fund u vendos në një strehë kafshësh të martën për të minimizuar më tej rrezikun për publikun”, thonë në polici, përcjell albinfo.ch. Qeni gjithashtu i nënshtrohet një vlerësimi të karakterit, nga i cili më pas mund të nxirren masa të ndryshme.
E-Diaspora
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët Çdo të premte, nga ora 13:00 deri në 14:00 (përveç festave zyrtare), ata mund të vizitojnë...
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore? Nga katër çështjet kombëtare që qytetarët zviceranë votuan në referendumet e 24 nëntorit, vetëm një u...
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor