Kosovë

Vendet turistike të Kosovës promovohen në panairin e Stambollit

Kosova, me potenciale të mëdha turistike

Kompanitë nga Kosova: Balkan Destination, Euro Koha, Fibula Travel Agency, Adria Tours, City IN Hotel, Hotel Astoria, si dhe Unioni Kosovar i Turizmit janë duke i promovuar shërbimet e tyre dhe potencialet turistike të Kosovës në panairin e turizmit “EMITT”, që është duke u mbajtur në Stamboll të Turqisë nga data 12 prill 2023, përcjell albinfo.ch.

Shtandi i Kosovës në këtë panair gjendet në sallën 8 me numër 84028 dhe është siguruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

May be an image of 12 people

Ky shtand është vizituar nga Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës.

Krahas promovimit të potencialeve turistike, kompanitë nga Kosova, së bashku me përfaqësuesin e KIESA-s kanë zhvilluar takime me pjesëmarrës të shumtë, të cilët janë njoftuar për mundësitë që ofron vendi ynë në fushën e turizmit.

Po ashtu, vizitorëve po u shpërndahen materiale të ndryshme promovuese me qëllim të informimit sa më të mirë me atë se çfarë ofron vendi ynë.

Panairi EMITT grumbullon rreth 40,000 vizitorë nga 110 shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

Panairi është i hapur deri më datë 15 prill 2023.

May be an image of 11 people