Lajme
Fluturime të reja mes Gjenevës dhe Nju-Jorkut
Një shërbim i ri ka filluar t’u ofrojë pasagjerëve fluturime ditore midis aeroportit të Gjenevës dhe aeroportit JFK në Nju-Jork.
Delta Air Lines filloi fluturimet mes Zvicrës dhe SHBA-së.
Fluturimet do të kryhen çdo ditë të javës, gjatë sezonit veror, duke u nisur në orën 12:50, sipas orës së Gjenevës dhe mbërritja në Nju-Jork në orën 15:25.
Një fluturim kthimi do të largohet nga Big Apple në orën 20:45, duke u ulur në Gjenevë mëngjesin tjetër në orën 10:50, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Delta Air Lines thotë se shërbimi i ri “plotëson një nevojë thelbësore si për Gjenevën ndërkombëtare, për ekonominë e rajonit dhe për turizmin”.
United Airlines aktualisht kryen fluturime midis Gjenevës dhe Newark në New Jersey, në bashkëpunim me Swiss Airlines.
Aeroporti i Gjenevës thotë se fluturimet e Delta Air Lines “do të nxisin tregun në Shtetet e Bashkuara, i cili ka qenë relativisht i ndenjur për 10 vjet”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë