Lajme
Zvicër: Kostoja e shëndetit mendor për gratë e reja është 50% më e lartë se për burrat
Kostoja e trajtimit të shëndetit mendor për të rinjtë në Zvicër është në rritje, me pacientet femra që përbëjnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të faturës, sipas hulumtimit të të dhënave të sigurimeve shëndetësore, përcjell albinfo.ch.
Grupi mediatik Tamedia, së bashku me siguruesin shëndetësor Santésuisse, kanë zbuluar prova se si çështjet e shëndetit mendor për 11 deri në 18-vjeçarët po i shtrëngojnë gjithnjë e më shumë burimet në Zvicër.
Një në 10 adoleshentë dhe të rinj kërkonin trajtim të kujdesit shëndetësor mendor gjatë pandemisë Covid-19, sipas një mjeku të intervistuar nga gazeta Tages Anzeiger të mërkurën. Por numri në rritje i rasteve në vitet e fundit fajësohet edhe për një sërë faktorësh të tjerë socialë dhe të punës që shkaktojnë presion mbi të rinjtë.
Çështjet e shëndetit mendor ishin shkaku kryesor i shtrimeve në spital të të rinjve më 2021
Sipas analizës së kostove ndërmjet 2011 dhe 2021, pacientet femra po përballen me peshën kryesore të problemeve të shëndetit mendor dhe kanë më shumë gjasa të kërkojnë trajtime të gjëra ose të shtrohen në spital.
Këto tregojnë se kostoja mesatare vjetore e trajtimeve të shëndetit mendor për pacientet e reja femra, të moshës 11 deri në 18 vjeç, u rrit me 50% në 350 CHF. Kjo krahasohet me koston mesatare vjetore 185 CHF për pacientët meshkuj.
Në vitin 2021 kostoja e shërbimeve psikiatrike për pacientet e reja femra u rrit nga 17% e të gjitha trajtimeve shëndetësore më 2017, në 20% në 2021-ën. Për meshkujt e rinj, përqindja e shëndetit mendor të kostove të shëndetit të përgjithshëm mbeti konstante në rreth 14%.
“Ne jetojmë në një epokë që është më stresuese psikologjikisht për të rinjtë”, tha Alain Di Gallo, kryemjeku në Klinikën psikiatrike në Bazel, për Tages Anzeiger. Rritja e numrit të pacientëve pasqyron gjithashtu faktin se çështja e shëndetit mendor po humbet stigmën e saj, duke i lejuar njerëzit të marrin ndihmë më shpejt, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor Të rinjtë si ndryshues të shoqërisë, përvoja nga kampet ndërkulturore në Zvicër...
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë