Të tjera
Abazoviç kërkon anulimin e zgjedhjeve të parakohshme
Kryeministri në detyrë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, gjatë një interviste për mediat vendase, i ka kërkuar presidentit të sapozgjedhur Jakov Milatoviç të anulojë vendimin për zgjedhjet e parakohshme që u shpall disa ditë më parë nga Milo Gjukanoviç.
Mes të tjerash, Abazoviç shton se Jakov Milatoviç duhet të mbledhë në një takim të gjithë aktorët politikë për të vendosur së bashku një datë të re për zgjedhjet.
“Mund të jetë në fund të qershorit. Çështja është se presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, tha Abazoviç.
Millo Gjukanoviç vendosi të shpërndajë Parlamentin dhe shpalli 11 qershorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 3 ditë para se qytetarët t’u drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer