Lajme
Nis eksporti i energjisë nga Ukraina në Evropë
Ukraina do të rifillojë eksportin e energjisë elektrike në Evropë pas një pauze gjashtëmujore për shkak të sulmeve raketore ruse në infrastrukturën e vendit, njoftoi dje në mbrëmje ministri i Energjisë, German Galushchenko.
“Rrjeti energjetik ukrainas ka funksionuar për gati dy muaj pa asnjë kufizim në konsum”, tha Galushchenko, duke shtuar se riparimet kishin qenë të suksesshme.
“Eksporti i tepricës së energjisë elektrike do të sigurojë burime financiare shtesë për rindërtimin e infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar nga lufta”, tha ai.
Ishte rënë dakord për eksportin e një energjie deri në 400 megavatë në rrjetin evropian. Ukraina u lidh me rrjetin pak kohë përpara fillimit të luftës.
“Megjithatë, sasia aktuale e energjisë elektrike e eksportuar do të varet nga nevojat e konsumatorëve ukrainas”, tha Galushchenko, duke shtuar se konsumatorët e tyre të energjisë elektrike, pa diskutim mbeten prioriteti i tyre, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Përballë pushtimit të gjithanshëm rus për më shumë se 13 muaj, Ukraina ka eksportuar energji elektrike në ish-republikën fqinje sovjetike, Moldavi dhe Bashkimin Evropian nga qershori deri në tetor.
Në vitin 2022, prodhimi i energjisë elektrike në Ukrainë ra me 27% për shkak të luftës.
Centrali më i madh bërthamor në Evropë, në Zaporizhia, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga muaji mars, u mbyll në shtator.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme