Të tjera
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi marrin gradën “kolonel” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë
Para pak ditësh xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi, e cila tashmë është trajnere e xhudos dhe sportistë të tjerë shqiptarë morën gradën “kolonel” si pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se sot në një ceremoni të veçantë, shtatë sportistë elitarë, kampionë olimpikë, botërorë dhe evropianë morën këtë gradë në një ceremoni të veçantë.
Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe boksieri Alban Beqiri, ishin katër sportistët e tjerë që morën këtë titull. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Rama në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi nga ceremonia dhe ka shkruar “Krenari, Emocion, Shqipëri”.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë