Lajme
Tregtia botërore e mallrave do të ngadalësohet gjatë vitit 2023
Tregtia botërore e mallrave parashikohet të ngadalësohet gjatë vitit 2023 në masën 1.7 për qind nga një rritje prej 2.7 për qind që ishte vitin e kaluar.
Sipas raportit “Perspektiva dhe Statistikat e Tregtisë Botërore”, publikuar nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), lufta Rusi-Ukrainë, inflacioni i vazhdueshëm, politika më e shtrënguar monetare dhe pasiguria e tregut financiar parashikohen të frenojnë rritjen e tregtisë botërore të mallrave.
OBT rishikoi projeksionin e saj me rritje krahasuar me vlerësimin e mëparshëm prej 1 për qind tetorin e kaluar, falë heqjes së kufizimeve të COVID-19 nga Kina, e cila pritet të çlirojë kërkesën e ndrydhur të konsumatorëve në vend, duke nxitur, nga ana tjetër, tregtinë ndërkombëtare.
Rritja e tregtisë në vitin 2022 ishte nën pritshmëritë prej 3.5 për qind për shkak të rritjes së çmimeve botërore të mallrave, shtrëngimit të politikës monetare për të zbutur inflacionin dhe ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit të ndikuara nga masat anti-COVID-19 në Kinë./Euronews
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme