Kosova
Tendenca të destabilizimit në veri, grupe serbe kryejnë trajnime në Rashkë
Në veri të Kosovës ka tendenca të destabilizimit të situatës, sidomos në prag të zgjefhjeve lokale në 4 komunat veriore.
Kjo informatë doli pas raportimit të
drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.
“Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi konstatohet të jetë stabile, në përjashtim të katër komunave veriore të vendit, ku shihet tendenca për destabilizim. E ashtuquajtura organizata e mbrojtjes civile atje në bashkëpunim edhe me Listën Serbe, vazhdimisht kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarë të kësaj organizata, tashmë dy grupe janë duke kryer kurset e trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë”, tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, përcjell albinfo.ch.
Sipas Musliut institucionet e Kosovës duhet të jenë të përgatitura për çdo provokim në veri.
“Linçimi dhe presioni është rritur ndaj qytetarëve serb, të cilës nuk i binden Listës Serbe në veri të Kosovës, prandaj si shtet dhe institucione duhet të jemi vigjilent dhe të përgatitur për çdo provokim të situatës atje që mos të na zënë në befasi, pasi asgjë nuk mund të jetë e papritur”, theksoi Musliu.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?