Lajme

Shqipëri: Emigranti investon në Belsh, i shet bimët mjekësore në Europë

Ilir Shtylla pas 15 vjetësh në emigracion vendosi të kthehet në fshatin e tij në Çepë të Belshit për të investuar në bimë medicinale.

Tregu jo vetëm është i sigurt, por ai tashmë eksporton në Gjermani, Zvicër dhe Amerikë.

Gjatë sezonit të verës Ilirit i duhet të punësojë rreth 40 persona. Ai tashmë ka 10 hektarë tokë, e gjitha e mbjellë me Ciani, Kalendule, Mullage, Luledielli etj. /tch