Shqiperia
Edi Rama i shqetësuar për kërkesat për fuqi punëtore nga Ballkani
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në Verona të Italisë, në panairin më të madh të verës në Europë, VinItaly, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantohen për herë të parë në stendën e “Open Balkan”.
Në fjalën e mbajtur bashkë me Presidentin e Serbisë, Alexander Vuqiç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama theksoi se kur vjen fjala për procesin e integrimit në BE, “ne jemi shumë të prirur të përmbushim detyrat dhe nuk do të kërkojmë përshpejtime artificiale”, por nuk la pa përmendur edhe një “shqetësim” të madh.
“Duhet të jemi shumë të mirë në detyrat tona të shtëpisë, por ka disa gjëra që duhet të ndryshojnë. Jemi të shqetësuar për vrullin që kanë vende si Gjermania në kërkim të krahut të punës. Është legjitime që ta bëjnë këtë, por edhe ne jemi në qendër të Evropës dhe do të diskutojmë edhe për këtë në takimin e majit”, deklaroi Rama. transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës