Kosova
Osmani në Vjenë: Marrëveshja Kosovë-Serbi, hap rrugën integruese të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një ligjëratë të mbajtur në Akademinë Diplomatike të Vjenës në Austri foli mes tjerash për marrëveshjen me Serbinë.
Sipas saj kjo krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Nëse e shihini atë dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në procesin e dialogut, ku ka pasur të shumta të tilla, kjo marrëveshje është midis dy palëve kontraktuese, dy shteteve të barabarta. Në neni 1 thuhet se respektohet integriteti territorial, parimi i sovranitetit dhe parimet të tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Po ashtu neni 4 i marrëveshjes përcakton e zeza mbi të bardhë, ligjërisht të detyrueshme që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, theksoi ajo përcjell albinfo.ch.
Presidentja e Kosovës po ashtu ngriti dyshime nëse Serbia mund të mos e zbatojë marrëveshjen.
“Ka mundësi që Serbia të bëjë zotimin dhe pastaj të mos e realizojë kurrë. Të tjerë pastaj thonë se kjo mund të prish rrugëtimin e tyre evropian, por duket se kohë pas kohe nuk ju intereson rrugëtimi drejt BE-së, më shumë kanë interesim që të kenë miqësi me Putinin”, tha Osmani.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind