Maqedonia

Maqedonia e Veriut do t’i japë helikopterë Ukrainës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një komunikate shtesë ka plotësuar raportin e seancës së sotme qeveritare, përcjell albinfo.ch.

Sipas një vendimi të ri që qëndron në këtë komunikatë është miratuar informacioni për nevojën e arritjes së Protokollit për donacion të helikopterëve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Protokollit për donacion të helikopterëve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.