Kuriozitete
Gjigantët e teknologjisë, kundër intelegjencës artificiale
Krerët e kompanive liderë të teknologjisë kanë kërkuar që sistemet e inteligjencës artificiale të pezullohen, nga frika se mund të përbëjnë një kërcënim për njerëzimin.
Ata kanë nënshkruar një letër të hapur, ku paralajmërojnë për rreziqet potenciale dhe deklarojnë se gara për të zhvilluar sistemet e inteligjencës artificiale ka dalë nga kontrolli.
Pronari i “Twitter”, Elon Musk, është mes atyre që kërkon që zhvillimi i inteligjencës artificiale përtej një kapaciteti të caktuar të ndërpritet për të paktën 6 muaj.
Bashkëthemeluesi i “Apple”, Steve Wozniak, dhe disa studiues të kompanisë “Deep Mind” nënshkruan gjithashtu peticionin.
“Open AI”, grupi që zotëron shërbimin “ChatGPT”, publikoi së fundmi opsionin teknologjik GPT-4, që ka habitur vëzhguesit me aftësinë për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi objektet në një fotografi.
Letra, nga Instituti e Ardhmja e Jetës, kërkon që zhvillimet e inteligjencës artificiale të ndalen përkohësisht në nivelin aktual, duke paralajmëruar për rreziqet që sistemet më të avancuara mund të përbëjnë, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Sistemet e inteligjencës artificiale në gjendje të konkurrojnë inteligjencën njerëzore mund të përbëjnë rreziqe të mëdha ndaj shoqërisë dhe njerëzimit”, thuhet në letër.
Instituti e Ardhmja e Jetës është një organizatë jofitimprurëse që ka si mision mbajtjen e teknologjive të zhvilluara larg nga niveli ekstrem.
Musk, pronar i “Twitter” dhe shef ekzekutiv i kompanisë së automjeteve “Tesla”, është një këshilltar i jashtëm i organizatës.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik