Lajme
Sergio Ermotti emërohet CEO i bankës UBS, pas marrjes së Credit Suisse
"Ermotti, në periudhën 9 vjeçare deri në vitin 2020 kishte çuar UBS-në në ujëra të qeta pas krizës financiare dhe nën drejtimin e tij, banka fitoi përsëri"
Pas marrjes së Credit Suisse, banka UBS ndryshon CEO-n e saj. Shefi i ri do të jetë Sergio Ermotti, njoftoi UBS. Ermotti do të marrë drejtimin nga e mërkura e ardhshme.
Ermotti ka qenë në krye të UBS për nëntë vjet deri në vitin 2020, trasnmeton albinfo.ch. Në deklaratë thuhet se Bordi i Drejtorëve e mori këtë vendim në dritën e sfidave dhe prioriteteve të reja me të cilat UBS përballet me blerjen e Credit Suisse.
CEO aktual, Ralph Hamers, do të qëndrojë në UBS dhe do të veprojë si këshilltar përkrah Sergio Ermotti-t gjatë një faze tranzicioni, shkruan srf.ch
Ermotti është zgjedhja e duhur, thotë redaktori i biznesit në SRF, Philippe Erath. Ermotti ka një histori të mirë që nga mandati i tij i parë si shef i UBS.
“Situata kërkon një kapiten zviceran me përvojë dhe Sergio Ermotti është pikërisht ky”, thotë Erath. Ermotti e kishte çuar UBS-në në ujëra të qeta pas krizës financiare dhe nën drejtimin e Ermotti-t, banka fitoi përsëri.
Sergio Ermotti është nga Ticino. Ai flet tri gjuhët nacionale të Zvicrës plus anglishten. Përveç kësaj, Ermotti është i lidhur mirë në ekonominë zvicerane, thotë Erath.
Partitë (kryesisht) mbështesin Ermottin
Fakti që Sergio Ermotti do të bëhet shef i UBS-së ka shkaktuar reagime kryesisht pozitive nga partitë. SVP ishte e kënaqur me vendimin, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-sda.
PS nuk e ka omentuar vendimin. Por sipas saj rregulloret efektive të punës do të duhej të ishin në plan të parë, përcjell albinfo.ch. Deputeti i Gjelbër Gerhard Andrey tha se ajo që nevojitet mbi të gjitha është një kulturë e përgjegjësisë.
Deputetja nacionale nga Partia Die Mitte, Elisabeth Schneider-Schneiter shkroi në Twitter se vendimi ishte i mirë dhe i saktë. Emërimi i Ermottit është më i rëndësishëm se çdo përçapje politike, ka thënë ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha