Kosova
Erdogan me letër falënderimi për Kosovën, vlerëson angazhimin gjatë tërmetit në Turqi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letërfalënderim nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për tërmetet në Turqi.
“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër, duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmaraş, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë. Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore, na jep forcën për të duruar”, thuhet në letrën e Presidentit Erdoğan.
Më tej në letrën e Presidentit Erdogan thuhet se ndihma e Republikës së Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit,
“Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”. “Me këtë rast përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik e vëllazëror të Kosovës”, përfundon letra e presidentit Erdoğan.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër Gjithnjë e më shumë zyra po qëndrojnë bosh në qytetet kryesore të Zvicrës. Megjithatë, numri i...
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë