Lajme

Pse nuk duhet të hamë çokollatë para se të flemë?

Ndonjëherë, mu para se të shkojmë të flemë, marrim për të ngrënë një çokollatë.

Një ndër ëmbëlsirat më të preferuara në botë mund të jetë shkaktare e pagjumësisë. Pra, çokollata përmban kafeinë.

Sasia e kafeinës që mund ta gjejmë në çokollatë ndryshon nga lloji në lloj. Çokollata ka edhe teobrominë, e cila po ashtu mund të na mbajë zgjuar mu kur kemi nevojë më së shumti për gjumë, raporton The List.

Teobromina gjendet kryesisht në kokërr të kakaos, dhe meqenëse është alkale, bën pjesë në të njëjtën familje kimike si edhe kafeina.

Këta dy përbërës rrisin kënaqësinë tonë ndaj ushqimit, ngrenë humorin tonë dhe nivelin e të qëndruarit zgjuar.