Lajme
Presidenti i Austrisë pritet me nderime shtetërore në Tiranë
Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, po qëndron në vizitë në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ai është pritur me nderime shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pas një takimi të përbashkët, të dy presidentët dalin në konferencë për media.
Paraprakisht Van der Bellen ka falënderuar Shqipërinë për mikpritjen dhe ka siguruar këta të fundit për mbështetjen. “Edhe pse në kohë të vështirë, Ballkani perëndimor nuk është harruar nga BE. Austria siguron se kjo nuk do të ndodhë, prandaj jam këtu”, ka shkruar ai.
Pastaj, Van der Bellen shkon në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për një seancë speciale, ku edhe do të mbajë fjalë përshëndetëse.
Përgjatë vizitës shtetërore, Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!