Lajme

Bazeli, qyteti me më së shumti vepra penale më 2022

Për vite me radhë, Bazeli mban vendin e parë në mesin e qyteteve zvicerane për sa u përket veprave të krimeve të dhunshme.

Sipas statistikave që publikoi të hënën Zyra Federale e Statistikave del se Bazeli zë vendin e parë me 1200 krime të kryera gjatë vitit 2022, ose 13,6 krime për 1000 banorë. Qyteti i Cyrihut regjistroi 10.8 krime për 1000 banorë, në Lozanë u kryen njëmbëdhjetë krime për 1000 banorë, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.

Mbi të gjitha, dhuna në jetën e natës urbane është vazhdimisht në krye të lajmeve. Policia kriminale e ka shpjeguar këtë në të kaluarën, duke thënë se Baseli ka një funksion të rëndësishëm si qendër dhe tërheq njerëz nga i gjithë rajoni. Sipas statistikave, të cilat listojnë të gjitha krimet e regjistruara nga policia për 1000 banorë, një qark është edhe më keq se Baseli. Qyteti i Solothurnit, i cili llogaritet si qark, vjen në vendin e parë me 196.5 krime për 1000 banorë, i ndjekur nga Bazeli (125.5 krime për 1000 banorë), shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.