Sporte Luftarake

Laura Fazliu në finale, siguron medaljen për 25 sekonda

Laura Fazliu po shkëlqen në Grand Slamin e Tbilisit. Xhudistja kosovare tashmë është në finale të kategorisë deri 63 kilogramë. Në gjysmëfinale pa asnjë problem e ka kaluar australianen Katharina Haecker, që ishte bartësja e tretë.Ndaj australianes, Laura fitoi me Ippon maestral. Ajo realizoi hedhje të shkëlqyer pas vetëm 25 sekondave luftë.Laura po dëshmon që është top-xhudiste, përcjell albinfo.ch.

Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka mposhtur kundërshtaret një pas një.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Garuesja jonë në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.

Laura në gjysmëfinale do të ndeshet me australianen Katharina Haecker.

Kujtojmë së dje Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medalje të argjendtë nga ky turne.