Lajme

Gjermani: 75 herë u qëllua 12 vjeçarja nga bashkëmoshataret e saj

12 vjeçarja Luise që u vra më 11 mars nga dy bashkëmoshatare të saj, del të jetë qëlluar me mjet të mbrehtë plot 75 herë. E dyshuara si ndihmëse në krim 13 vjeçarja dhe Luise ishin shoqe dhe para se të ndodhte krimi, Luise kishte kaluar natën me të, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.

Sipas informacioneve të “Bild” e dyshuara që është më e rritur e kishte detyruar vajzën tjetër të merrte pjesë në krim. Informacione të tjera thonë se vajzat vepruan në shenjë hakmarrjeje, pasi që mendohet se Luise ishte tallur me to, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.

Edhe pas kërkimeve të shumta, arma me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur ende, policia tashmë ka ndërprerë kërkimin. Njëra nga të dyshuarat kishte kërkuar në internet paraprakisht lidhur me krimin. E dyshuara kryesore aktualisht gjendet në një qendër psikiatrie për të rinjtë, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch.

Rreth dy javë pas vrasjes makabre të Luise në Rhineland-Palatinate, autoritetet gjermane po japin më shumë detaje. Sipas “Focus online” dy të dyshuarat mendohet të kenë tentuar ta ngufatin së pari në pyll me një qese plastike që u gjet në vendin e ngjarjes. Kur dështuan, 12 vjeçarja e qëlloi me thikë derisa tjetra e mbante viktimën. Ekspertët e forenzikës gjetën 75 plagë. Pas sulmit, të dyshuarat gjuajtën Luise poshtë shtegut të biçikletave, ku ajo u gjet e vdekur, raporton 20minuten, përcjellë albinfo.ch.

Motivi mendohet të ketë të bëjë me ndjenjat e vajzave, meqë mendohet se Luise kishte përqeshur njërën nga vajzat.