Sporte Luftarake

Nora Gjakova e prek finalen, do të ndeshet me xhudisten nga Serbia

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, shkruan albinfo.ch.

Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime.

Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me waza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike.

Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.