Lajme
Dy shqiptarë nga Austria, në pranga për mashtrimin me kriptovaluta
Arrestohen dy shqiptarët në Austri, mashtronin qytetarët dhe u kërkonin të investonin në kriptovaluta, skema që u 'dhuroi' afro 20 mijë euro
Mediat austriake raportojnë se një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar, shqiptar i Kosovës janë vënë nën hetim nga policia austriake pasi akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 10 eurosh përmes një faqeje brokerimi i investimit në valuta, përcjell albinfo.at.
Mediat austriake shkruajnë se të dy shqiptarët, banues në Salzburg kanë kontaktuar një afgan 41-vjeçar me banim në qytetin e Salzburgut përmes mesazheve dhe e kanë bindur atë që të investojë në kriptovaluta.
Thuhet se paratë e investuara nga 41-vjeçari janë transferuar më pas tek llogaritë e shqiptarëve. Pas transferimit të parave, shqiptarët kanë ndërprerë çdo kontakt me afganin. Ky i fundit është paraqitur dhe ka denoncuar shqiptarët për marrjen e 10 mijë eurove përmes mashtrimit.
Në një rast tjetër, të njëjtit persona kanë kontaktuar një 41-vjeçar në qytetin e Salzburgut për më shumë se gjysmë viti me numra të ndryshëm telefoni dhe i kanë kërkuar të investojë në kriptovaluta. Edhe këtij personi, i kanë marrë gati 10 mijë euro.
Tashmë shqiptarët akuzohen për mashtrim të rëndë. Ata janë vënë në pranga dhe do të përballen me drejtësinë.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer