Lajme
Amazon shkurton 9000 vende pune
Amazon planifikon të shkurtojë nëntë mijë vende të punës, në tentim e sipër për të zvogëluar shpenzimet. Kompania, e cila punëson 1.5 milion njerëz në gjithë botën, ka thënë se ky shkurtim do të prekë më shumë sektorin e ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit, raporton The Guardian, përcjell albinfo.ch.
Në njoftim nuk janë përmendur shtetet që do të preken, mirëpo është thënë se pozitat do të mbyllen në javët në vazhdim. Shefi i Amazonit, Andy Jassy, e ka konsideruar vendimin si “të vështirë”, mirëpo më të mirin për kompaninë, në periudhë afatgjatë. Në janar të këtij viti, kjo kompani ka mbyllur 18.000 vende të punës. Jassy ka thënë se vjetëve të fundit, biznesi i Amazonit ka shtuar vazhdimisht vende të punës. “Megjithatë, duke marrë parasysh situatën e paqëndrueshme ekonomike në të cilën jemi, dhe paqartësitë që ekzistojnë për të ardhmen, ne kemi vendosur të jemi më të kujdesshëm në shpenzimet tona”, ka thënë ai për Thë Guardin, përcjell albinfo.ch.
Përveç pandemisë, në këtë rritje ka ndikuar edhe lufta e Rusisë në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar