Lajme
Detaje të reja nga vrasja në Yverdon
Policia kantonale ka konfirmuar se burri që dyshohet se vrau gruan dhe tri vajzat e tij e më pas vrau edhe veten kishte punuar në polici. Ai ishte i trajnuar posaçërisht për përdorim të armëve të zjarrit, edhe pse katër vjet më parë la punën në polici. Një ish-koleg thotë për “24heures” se ai ishte lodhur duke parë gjak, armë, krime dhe vrasje, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Një shok i tij e përshkruan si njeri që i pëlqente të tregonte për punën që bënte dhe, siç shprehet burimi, “ai gjithmonë thoshte se policia do ta mbronte pa marrë parasysh çfarë dhe se mund ta përdorte këtë ndihmë për ata që e rrethonin”, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Ende mbetet e paqartë se çka e shtyu atë të vrasë familjen e tij, por mendohet të jetë divorci me gruan. Përveç kësaj, gruaja kishte shkruar në Facebook: “Nuk mund të kontrollosh sjelljen e të tjerëve, por mund të kontrollosh momentin kur nuk dëshiron më ta durosh”.
Më 9 mars ai dyshohet që vrau bashkëshorten e tij, pastaj vajzat që ishin të moshës 5 deri në 13 vjeç dhe pastaj shtëpia e tyre mori flakë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV