Futboll
As Andi Zeqiri nuk luan në ndeshjet kualifikuese
Zvicra nis ndeshjet kualifikuese për Evropian edhe me dy mungesa të tjera. Të hënën trajneri Murat Yakin ka njoftuar se në ndeshjet e marsit kundër Bjellorusisë dhe Izraelit do të mungojë edhe futbollisti shqiptar, Andi Zeqiri, që ka pasur performancë të shkëlqyer në ndeshjet me ekipin e tij dhe Jodan Lotomba, përcjell albinfo.ch.
Trajneri Yakin njofton se Cedric Itten do të zëvendësojë Zeqirin dhe Michael Lang luan në vend të Lotombas.
As futbollisti tjetër shqiptar Xherdan Shaqiri nuk luan në ndeshjet e marsit për kualifikim. Në njoftimin për ndryshimin e ekipit thuhet që “trajneri i Kombëtares Murat Yakin do vazhdojë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit”, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri nuk luan për shkak të një lëndimi, bëhet e ditur nga federata. “Xherdan Shaqiri nuk do të luajë me ekipin kombëtar për shkak të një problemi me muskuj”, thuhet tutje në komunikatë.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve