Lajme

OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID

Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i kanë bërë thirrje Kinës që të publikojë të gjitha informacionet e lidhura me origjinën e pandemisë COVID-19, pas disa gjetjeve të reja që u zbuluan bazuar në gjurmimin e patogjenëve.

Analizimi i ri i virusit SARS-Cov-2, por edhe të dhënat e reja të gjenomit, që janë marrë nga tregu i kafshëve në Vuhan të Kinës më 2020, për një kohë të shkurtër u publikuan në databazën GISAID nga shkencëtarët kinezë më herët gjatë këtij viti, duke i lejuar hulumtuesit nga shtetet e tjera që t’i analizojnë, tha Grupi i këshilltarëve shkencorë për origjinën e patogjenëve në OBSH, i njohur me shkurtesën SAGO.

Analizimi i këtyre të dhënave sugjeroi se rakunët që ishin në tregun e Vuhanit mund të jenë infektuar me koronavirus, duke ofruar të dhëna të reja lidhur me zinxhirin e transmetimit të virusit, që në fund preku edhe njerëzit.

Por, qasja në këto informacione ishte e kufizuar, “që ka të ngjarë është bërë që të bëhen përditësime të reja të të dhënave” nga Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./Rel