Lajme
Franklin Munishi dorëhiqet nga posti i kryetarit të partisë Die Mitte, Wil
Zgjedhjet e suksesshme të Beni Würth, Susanne Hartmann dhe Hans Mäder, si dhe zgjedhjet kombëtare dhe kantonale ishin pikat kulmore të presidencës së tij
Franklin Munishi, kryetari i deridjeshëm i degës së partisë “Die Mitte” (Qendra ose ish CVP) i ka dorëzuar koleges së tij, Eliane Keller të enjten postin e kryetarit të degës, transmeton albinfo.ch. Ai ka drejtuar “Die Mitte Wil” për gjashtë vjet, ndërsa kishte qenë më parë anëtar i kryesisë që nga viti 2009.
Zgjedhjet e suksesshme të Beni Würth, Susanne Hartmann dhe Hans Mäder, si dhe zgjedhjet kombëtare, shtetërore dhe kantonale ishin pikat kulmore të presidencës së tij, shkruan hallowil.ch.
Eliane Keller është gruaja e parë që u zgjodh presidente ndërsa Andi Breitenmoser, një këshilltar i popullarizuar i qytetit u bë anëtar i partisë.
Të dyja zgjedhjet u bënë me unanimitet.
Kryetari i deritashëm, Franklin Munishi raportoi për aktivitetet e vitit të kaluar me rekrutimin premtues të tetë anëtarëve të rinj dhe ngjarje të shumta të suksesshme.
Christoph Hürsch dhe Erwin Schweizer falënderuan Franklin Munishin për angazhimin e tij të madh në shërbim të partisë, përcjell albinfo.ch. Në raportin e tij, kryetari i grupit parlamentar, Christoph Hürsch, shqyrtoi çështjet e vitit të kaluar në Parlament.
Presidentja e sapozgjedhur Eliane Keller e cila në fakt është kryetarja e parë femër e degës së partisë Die Mitte të Wil-it – ka qenë anëtare e bordit për një vit dhe sjell me vete një bagazh të pasur aktivitetesh. tani atë e presin sfida të reja.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












