Kosova
Ja për çka po hyjnë në kredi kosovarët
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar disa të dhëna interesante rreth llojit të kredive që po mbizotërojnë në sektorin bankar në Kosovë.
Në tremujorin e parë të vitit 2022 vërehet një rritje e kërkesës për kredi nga qytetarët pët ta financuar konsumin, si dhe për blerjen e shtëpive.
Këto dy lloje të kredive kanë shënuar rritjen më të madhe, sipas raportit “Anketa e Kreditimit Bankar” të publikuar së fundi nga BQK.
“Nëse e zbërthejmë kërkesën kreditore sipas llojeve të kredive për ekonomitë familjare, rezulton që kërkesa për kredi konsumuese shënoi rritje me indeks pozitiv prej 0.22, ndërsa kërkesa për kredi për blerjen e shtëpive shënoi rritje me indeks pozitiv prej 0.18”, thuhet në raport.
Saktësisht, pesë banka, sipas BQK-së, kanë raportuar për rritje të kërkesës për këto dy lloje të kredive.
“Nëse krahasojmë rezultatet aktuale të kërkesës për kredi me pritjet e bankave të deklaruara në anketën e kaluar për të njëjtën periudhë, niveli aktual i rritjes së kërkesës është më i lartë për të dy llojet e kredive”.
Sipas raportit, faktorët që ndikuan pozitivisht dinamikat në kërkesën për kredi ishin nevoja për financimin e shpenzimeve të konsumit dhe në një nivel të ulët pozitivisht ndikoi edhe perspektiva e tregut të patundshmërive.
Këto dy lloje të kredive i prijnë listës si më të kërkuarat nga klientët bankarë në Kosovë edhe sipas një ankete të Institutit GAP.
53 për qind e respodentëve janë deklaruar për llojin e kredisë konsumuese/ personale, ndërsa e dyta në listë është “Kredi për blerjen e shtëpisë” me 17 për qind. 6 për qind janë deklaruar se kanë hyrë në kredi për të blerë veturë dhe po kaq kredi për zgjerimin e biznesit.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës