Lajme
Inflacioni në këtë shtet kalon shifrën 100%
Norma e inflacionit në Argjentinë ka kaluar 100% për herë të parë që nga fundi i hiperinflacionit në fillim të viteve ’90.
Inflacioni arriti në 102.5% në shkurt, tha agjencia e statistikave të vendit, që do të thotë se çmimi i shumë mallrave të konsumit është më shumë se dyfishuar që nga viti 2022.
Argjentina ka vite që është në vështirësi ekonomike dhe shumica e popullsisë tani jeton në varfëri, shkruan BBC.
Qeveria e saj është përpjekur të frenojë rritjen e çmimeve, duke kufizuar çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera.
Por sektorët e ushqimit dhe pijeve panë rritjen më dramatike kohët e fundit, me çmimet që u rritën me 9.8% në shkurt krahasuar me janarin.
Mediat argjentinase thanë se kjo rritje mund të jetë pjesërisht për shkak të një rritje të mprehtë të çmimit të mishit, i cili u rrit me gati 20% në harkun e një muaji. Kushtet e pafavorshme të motit, një valë e zgjatur e të nxehtit dhe një thatësirë ndikuan seriozisht në bagëtinë dhe të korrat, tha gazeta lokale e lajmeve Ambito.
Megjithëse simbolika e rritjes së normës së inflacionit në 100% është e habitshme, efektet e rritjes së inflacionit janë ndierë prej kohësh në Argjentinë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












