Lajme
Artin Fuga shpalos programin elektoral më 18 mars
Artin Fuga është nominuar nga “FDP Luzern” si kandidat për Këshillin Kantonal.
Ai ka ftuar votuesit e tij për një takim elektoral, ku do të njoftohen mbi programin e tij. Takimi do të mbahet këtë të shtunë, më 18 mars. Në këtë takim do të ketë edhe ushqime tradicionale shqiptare, kurse nga një fjalë rasti do ta mbajnë po ashtu përfaqësues së partisë FDP.
Fuga, për të dytën herë është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet kantonale, të cilat do të mbahen në zonën elektorale të Luzernit. Zgjedhjet do të mbahen më 2 prill.
Artini ka lindur në Ferizaj, më pas ka emigruar në Zvicër dhe ka përfunduar shkollën në Kriens, ndërsa tani zhvillon një biznes të tij dhe ushtron veprimtari të pavarur.
“Kënaqësi dhe nder të jesh kandidat! 2023 do të jetë një vit shumë emocionues për mua, biznesin, ashtu edhe politikisht. Ju jam mirënjohës për gjithë mbështetjen tuaj.
Qëllimet e mia politike janë:
– Taksat e thella,
– Lëvizshmëri më e mirë,
– Zgjidhje më të mira për mungesat e punonjësve”, shkruhet në postimin e tij në rrjetet sociale.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArtin Fuga
- Prejardhja:Ferizaj/KS
- Vendi ku vepron:Lucern/Zvicër
- Profesioni:Afarist/Politikan
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025