Lajme
A po bëhet Gjermania pengesë për bizneset në BE?
Sjellja e paparashikueshme e koalicionit qeverisës të Gjermanisë po bëhet një ndikim përçarës në Europë dhe po shkakton pakënaqësi në gjithë kontinentin.
Natyra e vështirë e koalicionit trepartiak është pjesë e problemit, sipas njerëzve që kanë njohuri për proceset vendimmarrëse të BE-së. Anëtarët e qeverisë së Scholz ndonjëherë janë të ngadaltë për të rënë dakord mes tyre, për elementët më themelorë të legjislacionit të propozuar dhe kur ata bien dakord, mund të jetë shumë vonë.
Në një kohë kur BE-ja është në ankth për të treguar një front të bashkuar për luftën në Ukrainë dhe duke luftuar, për t’u përshtatur me trazirat e shkaktuara nga pushtimi i Rusisë, sjellja e Gjermanisë shihet si veçanërisht e padobishme. Ajo qëndron gjithashtu në kontrast me komentet publike nga Scholz dhe ministrat e tij, të cilët e portretizojnë Gjermaninë si një shtyllë të unitetit dhe integrimit në BE.
“Gjermania po jep mesazhe të përziera për interesat e saj, si dhe për interesat më të mëdha Europiane,” tha Sudha David-Wilp, drejtoreshë rajonale e zyrës në Berlin të Fondit Marshall gjerman. Ajo theksoi “përçarjet brenda koalicionit” të shfaqura pas një viti e tre muajsh në detyrë.
“Gjermania ka thënë shpesh se bën gjëra të mira për Europën, por shpesh vendimet kanë të bëjnë më shumë me interesat gjermane, të cilat realisht nuk i ndihmojnë interesat europiane”, shtoi David-Wilp.
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili është gjithashtu zëvendëskancelar, ishte kundër idesë se koalicioni qeverisës është jofunksional dhe mund të jetë duke testuar kufijtë e dobisë së tij.
“Koalicioni punon shumë, shumë mirë së bashku profesionalisht,” tha Habeck të enjten. “Ekziston gjithashtu një ndërveprim shumë i mirë njerëzor.”
Mosmarrëveshja për ndalimin e automjeteve me motor me djegie, që Gjermania provokoi këtë muaj, ka qenë një burim i veçantë hidhërimi në Bruksel dhe më gjerë.
Vetëm disa ditë përpara një votimi përfundimtar, Ministri i Transportit i FDP, Volker Wissing, bllokoi në mënyrë efektive marrëveshjen e arritur me vështirësi për të dekarbonizuar sektorin e automobilave, i konsideruar si një komponent kyç në përpjekjet e BE-së për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050.
Çfarë janë e-karburantet dhe a mund t’i bëjnë makinat të ulin ndotjen
Si kusht i pëlqimit gjerman, Wissing këmbënguli që Komisioni Europian, të ofrojë një propozim se si mund të regjistrohen makinat e reja me djegie, motorët që funksionojnë ekskluzivisht me të ashtuquajturat e-karburantet, të bëra duke përdorur energji elektrike të rinovueshme dhe karbon të kapur nga atmosfera, der në afatin e caktuar në 2035.
Kritikët akuzuan FDP-në, partnerin e vogël në aleancën e Scholz-it, për shfrytëzimin e situatës në një përpjekje për të joshur votuesit dhe për të rritur profilin e saj në qeveri, pas një serie paraqitjesh të dobëta në zgjedhjet rajonale.
Teresa Ribera, një zëvendëskryeministre spanjolle, tha se modifikimi i propozimit në një fazë kaq të vonë të procesit, mund të krijojë një precedent negativ dhe të prishë mënyrën se si BE harton politikat kryesore në të ardhmen. Ajo gjithashtu rrezikon të dërgojë sinjale konfuze për investitorët dhe industritë, që planifikojnë kalimin në energjinë e pastër, shtoi ajo.
“Po sikur qeveritë e tjera të vendosin të bëjnë diçka të ngjashme për çfarëdo çështje? Rregullat procedurale janë për të gjithë”, tha Ribera.
Pascal Canfin, një liberal francez, që kryeson komitetin e mjedisit të Parlamentit të BE-së, ishte edhe më i hapur, duke paralajmëruar Scholz se ai mund të hynte në histori “si ai që do të kishte vrarë marrëveshjen e gjelbër”.
“Qeveria është aktualisht në kontakt të ngushtë me Komisionin Europian për çështjen e e-karburanteve,” tha zëdhënësi Scholz kur u pyet për mosmarrëveshjen e motorit me djegie.
Përtej grindjeve për e-karburantet, Gjermania ka qenë gjithashtu më pak se bashkëpunuese në përpjekjet për të reformuar rregullat fiskale të parashikuara në Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes, sipas zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së.
Mospërputhja e dukshme e Berlinit, po ndërlikon një hap për të krijuar një kornizë të re në fillim të vitit të ardhshëm, përpara se kufizimet buxhetore të riaktivizohen, pas pezullimit të tyre për t’u marrë me pasojat nga pandemia e koronavirusit.
Disa krerë të koalicionit qeverisës, pranuan se Gjermania do të duhet të tregojë një shkallë fleksibiliteti me partnerët e BE-së, që kërkojnë të lehtësojnë rregullat e paktit të stabilitetit, nëse dëshiron një lehtësim të rregulloreve të ndihmës shtetërore, sipas zyrtarëve qeveritarë.
Administrata e Scholz ka ripërtërirë përpjekjet, për të lehtësuar kufizimet mbi ndihmën shtetërore në përgjigje të paketës klimatike të Joe Biden. Por mosmarrëveshjet e brendshme brenda koalicionit, e penguan qeverinë të jepte kontributin e saj kur Komisioni u kërkoi për herë të parë shteteve anëtare të jepnin të dhëna.
“Politika normale”
Lindner është përplasur gjithashtu me partnerët e BE-së, nëse ndihma financiare për Ukrainën duhet të jepet në formën e kredive apo granteve.
Ndërsa Gjermania argumentoi për grante, shtetet e tjera anëtare nxitën për kredi, dhe mosmarrëveshja vonoi pagesën e disa prej 9 miliardë eurove të premtuara për qeverinë në Kiev, për vitin e kaluar.
“Për sa i përket mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën, BE-ja është më e bashkuar se kurrë”, tha zëdhënësi Scholz. “BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, financiarisht dhe në aspektin humanitar, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”
Kukies hodhi poshtë çdo dallim brenda koalicionit qeverisës dhe se si ato mund të ndikojnë në politikëbërjen e BE-së, duke argumentuar se ato janë pjesë e “politikës normale”.
“Të gjithë ata që lexojnë platformat elektorale të partive, që formojnë koalicionin gjerman, e dinë se ka dallime në qasje ndaj çështjeve europiane”, tha ai. / Bloomberg
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?