Lajme

Sëmundje tjetër te kafshët në Zvicër

Autoritetet në Zvicër kanë identifikuar një lloj tjetër të sëmundjes së tërbimit te lopët në një fermë në kantonin e Graubünden. Ky është një ndryshim nga forma klasike për faktin që ndodhi spontanisht pa asnjë lidhje me ushqimin e kafshëve, ka shkruar Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve, trupi i kafshës është djegur dhe për këtë arsye nuk paraqet rrezik të kafshët e tjera apo njerëzit. Ky është rasti i parë pas shumë vjetësh në Zvicër, pasi që autoritetet sëmundjen klasike e kanë luftuar suksesshëm. Që nga viti 2015, Zvicra kualifikohet si vendi për i sigurt sa i përket sëmundjes së tërbimit të lopëve.