Lajme

Swisscom me probleme, përdoruesit nuk mund të kyçen

Kompania e telefonisë mobile dhe internetit në Zvicër, Swisscom, është duke u ballafaquar me disa probleme teknike mëngjesin e së hënës.

Sipas 20minuten, disa përdorues të Swisscom kanë raportuar problemet, pasi që nuk mund të kyçen në llogarinë e tyre. Problemet duket se kanë të bëjnë me qasje në faqen e internetit dhe se janë prekur disa shërbime.

Aktualisht, nuk mund të dërgoni e as të merrni e-mail përmes Swisscom, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.