Shqipëria
Si po arrijnë të qëndrojnë në Britani emigrantët shqiptarë?
Gati 98 për qind e emigrantëve shqiptarë të depërtuar me urdhra dëbimi përdorin mënyra ligjore për t’i rezistuar kthimit, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme britanike.
Nga më shumë se 1000 shqiptarë që u nënshtrohen këtyre urdhrave në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 25 janë regjistruar si “pa barrierë” për dëbim.
Burime të Forcave Kufitare thonë se rreth një e treta e emigrantëve të mbetur kanë pretenduar se janë viktima të skllavërisë moderne. Një e katërta kanë kërkuar azil sipas ligjeve të të drejtave të njeriut.
Sipas DailyMail, kjo vjen pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, zbuloi javën e kaluar një projekt-ligj që ndalon migrantët e “La Manche” që të kërkojnë azil.
Braverman tha se sistemi ishte ‘mbytur’ pas një rritjeje prej 500 për qind të varkave të vogla që kalonin Kanalin në dy vjet. Ajo shtoi se “valët e emigrantëve të paligjshëm që shkelin kufirin tonë” do të përfundojnë vetëm kur ta dinë se Britania e Madhe do t’i dëbojë ata “me shpejtësi”, përcjell albinfo.ch.
Projektligji i saj i Migrimit Ilegal do t’i ndalojë ardhjet e paligjshme të qëndrojnë dhe të aplikojnë për leje qëndrimi në Britani, ndërsa as nuk do të lejohen të bëjnë shqyrtime gjyqësore apo të marrin lirimin me kusht për 28 ditë.
Kryeministri Rishi Sunak nënshkroi një marrëveshje me Tiranën në dhjetor në një përpjekje për të përshpejtuar deportimin e shqiptarëve.
Kujtojmë se, gati 13,000 shqiptarë arritën në Britani nga Franca vitin e kaluar, duke bërë që rreth një në tre persona që mbërritën në Kanalin e La Manche të jenë shtetas shqiptarë.
Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në Britani, vitin e kaluar pranoi se emigrantët nga vendi i tij po ‘shtireshin’ të ishin viktima të skllavërisë moderne.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës