Lajme

Zvicër: Shtohen aksidentet për shkak të rrugëve me borë

Rreth orës 7:50 të mëngjesit të së dielës, në St. Niklausen, një automjet VW po udhëtonte drejt Melchtalerstrasse në drejtim të Kerns, megjithatë në zonën Bodacher-Rank makina rrëshqiti në rrugë për shkak të borës dhe u fut në korsinë tjetër, duke përplasur një postbus, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Nga përplasja nuk pati të lënduar dhe pasagjerët vazhduan udhëtimin me një autobus tjetër. Automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme materiale prej rreth 30 mijë frangash dhe aksidenti erdhi për shkak që automjeti ngiste me goma të verës.

Më vonë, në orën 08:15, një shofer 46-vjeçar u përplas me një furgon transporti në Engelberg. Gruaja humbi kontrollin e makinës për shkak të kushteve të rrugës, kaloi nëpër korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një furgon transporti që qëndronte në anë të rrugës, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.

Në këtë rast drejtuesi i mjetit ishte i zënë me vendosjen e zinxhirëve të borës. As këtu nuk pati të lënduar vetëm, dëme materiale.