Shqipëria
Shpëtohet një gjerman në bregdetin shqiptar
Gjendet disa orë pasi kishte humbur në ujërat detare shqiptare
Raportohet se një shtetas gjerman është shpëtuar nga Policia e Shqipërisë pasi kishte humbur në ujërat detare shqiptare për shkak të motit të keq, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se mjeti lundrues i tij është lokalizuar në grykëderdhje të lumit Vjosë, i ngecur në cekëtinë, ka thënë policia.
Sipas informatave të policisë, kapitenit të anijes i është dhënë ndihma e parë, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Pas marrjes së njoftimit nga Interpol Tirana, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me zyrën homologe të Interpolit në Gjermani, se një shtetas gjerman, i cili ishte nisur me mjet lundrues veliere, nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat detare të Shqipërisë, menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për kërkimin e mjetit lundrues dhe shpëtimin e shtetasit që e drejtonte atë”, thuhet në njoftim.
Kërkimi ka zgjatur disa orë, ndërsa tani policia po mundohet që ta tërheqë edhe mjetin lundures nga cekëtina për ta transportuar në portin e Vlorës.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme Çfarë artikujsh konfiskojnë doganierët zviceranë nga dërgesat e huaja?...
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës