Lajme

A ka banesa të lira në Cyrih?

Mungesa e banesave të lira në Cyrih është një problem i vazhdueshëm. Rreth 60% të komunave në kantonin e Cyrihut kanë më pak vende të lira për banim në vitin 2022 krahasuar me një vit më herët. Arsyet mbesin të njëjta si në të gjitha kantonet tjera: pak ndërtohet dhe në ndërtesat ekzistuese po zëvendësojnë rezidentët, raporton 20minuten, përcjellë Albinfo.ch

Edhe brenda Cyrihut ka dallime, vetëm 0.7% e banesave janë të lira në qytet. Në Küsnacht ka vende të lira  3.35% të qytetit, që i bie të jetë pesë herë e gjysmë më shumë se mesatarja e kantonit. Po ashtu në vende përreth Küsnacht përqindja e vendeve të lira sillet nga 0.3 deri në 0.7. Këtë përqindje e ka vetëm qyteti i Regensber.

Zëdhënësja në Küsnacht, Alexandra Bechter thotë se “gjatë përcaktimit, shkalla e vendeve të lira u krahasua me të dhënat për konsumin e energjisë elektrike në termocentralet në liqenin e Cyrihut. U identifikuan pasaktësi statistikore që tregon për ambiente të papërdorura që janë llogaritur si hapësirë ​​banimi bosh, por nuk janë të lira dhe nuk disponohen në treg”.

Me fjalë të tjera, banesat e gjysheve ose shtëpitë e dyta të përdorura si zyra regjistrohen si apartamente bosh për shkak të konsumit të tyre të ulët të energjisë. “Në thelb, megjithatë, vërehet gjithashtu në komunën e Küsnacht se pak hapësirë ​​banimi është në dispozicion në treg,” thotë Bechter, shkruan 20minuten, përcjellë Albinfo.ch